OPIUM m.

  • 1. Lëng i trashë qumështor me veti helmuese, dehëse e gjumëdhënëse, që nxirret nga kokrrat e hashashit, që ruhet në trajtë pluhuri e përdoret edhe në mjekësi. Shurup opiumi. Shishe me opium. Pinin opium. I dha opium.
  • 2. fig. Diçka që turbullon mendjen a ndërgjegjen e njeriut, ajo që pengon njeriun t'i shohë gjërat ashtu siç janë. Opiumi i fesë. Opiumi i propagandës borgjeze e revizioniste. Feja është opium për popullin.