oportunist
OPORTUNIST m.
- 1. Ai që nuk është i drejtë e parimor, por që niset nga interesat e ngushta e të çastit; ai që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet herë në një anë e herë në anën tjetër; ai që heq dorë nga parimet dhe bën lëshime për të mos u prishur me kundërshtarët. Oportunisti të lë në baltë.
OPORTUNIST mb.
- 1. Që ndjek dhe përkrah oportunizmin; që shpreh idetë e oportunizmit; që është veçori e oportunistit a që është karakteristik për të; që përbëhet prej oportunistësh. Parti (klikë, udhëheqje) oportuniste. Grup (ideolog) oportunist. Politikë (ideologji, teori, rrymë) oportuniste. Veprimtari (shfaqje) oportuniste. Qëndrim oportunist. Në rrugën oportuniste.
- 2. Që nuk është i drejtë e parimor, por që niset nga interesat e ngushta e të çastit, që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet herë në një anë e herë në anën tjetër; që heq dorë nga parimet e bën lëshime për të mos u prishur me kundërshtarët. Njeri oportunist. Qëndrim oportunist.