optimizëm
OPTIMIZËM m.
- Qëndrim plot gjallëri e gëzim në jetë e në punë, që shpreh siguri vendosmëri besim në vetvete e tek të tjerët dhe në të ardhmen; prirja për të shikuar para së gjithash anët e mira të diçkaje për të parë mundësitë e zgjidhjes së problemeve e të ecjes përpara pa u trembur nga të metat dobësitë, nga vështirësitë e pengesat; kund. pesimizëm. Optimizëm revolucionar. Optimizmi i masave punonjëse (i klasës punëtore, i jetës sonë të re). Atmosferë optimizmi. Ngjall optimizëm. Të mbush me optimizëm. Punojmë me optimizëm. E shohim të ardhmen me optimizëm.