ORENDI f.

  • 1. Sende e pajisje të mëdha dhe të lëvizshme (si dollap, tryeza, banka etj.), që plotësojnë nevojat e përditshme në shtëpi, në shkollë a në zyrë. Orendi të reja (të vjetra). Orendi shtëpiake. Orendi shkollore. Orendi e nevojshme. Orenditë e dhomës (e shtëpisë, e shkollës, e zyrës). E kanë pajisur me orendi.
  • 2. Veglat kryesore që përdoren në një punë të caktuar. Orenditë bujqësore. Orenditë e kovaçit.