organikë
ORGANIKË f.
- Tërësia e vendeve të punës të një institucioni, të një ndërmarrjeje, të një reparti a të një njësie ushtarake, e cila miratohet nga organet më të larta; lista e nëpunësve dhe e punëtorëve që zënë këto vende së bashku me emërtimin e detyrave, të titujve ose të gradave të tyre. Organikë e plotë. Organikë e fryrë. Organika e ndërmarrjes (e institutit, e brigadës). Shkurtimi i organikave. Brenda (jashtë) organikës. Plotësuan organikën. Zgjerohen (shkurtohen) organikat. E përmban organika.