ORIENTUES m. usht.

  • Send i palëvizshëm që dallohet në mjedisin përreth dhe shërben si shenjë për të përcaktuar vendin ku është armiku ose nga lëvizin forcat luftarake. Orientues tokësor.

ORIENTUES mb.

  • 1. Që jep orientimin e diçkaje, që të orienton. Shenjë orientuese. Vijë orientuese. Gur orientues.
  • 2. Që tregon në mënyrë të përafërt diçka ose drejtimin e përgjithshëm të një pune a veprimtarie. Ide orientuese. Plan orientues. Tema orientuese. Të dhëna (shifra) orientuese. Seminar orientues. Në mënyrë orientuese.