osh
OSH ndajf.
- Zvarrë, rrëshqanthi. Osh e zvarrë. E hoqi (e tërhoqi) osh. E mori (e nxori) osh.
OSH m. bised.
- Kënaqësia që na sjell diçka. Më vjen osh më pëlqen diçka, ndiej kënaqësi. I vjen në osh dikujt e kënaq dikë, ia ka gjetur zemrën.
- S'të bën për osh nuk të përfill. Nuk e pyet as për osh, as për balosh nuk e përfill fare dikë, e bën si të paqenë.
OSH kal.
- 1. edhe jokal. bised. E pushoj diçka, e ndërpres; bëj që të pushojë dikush; pushoj, nuk ndihem më, hesht; vet. veta III ndalet. E oshi fjalën. E oshi vajin (të qarët). E oshi zhurmën. E oshi punën. E oshi fëmijën. Oshi fëmija. Oshi pushka. Oshi shiu.
- 2. Përkëdhel, ledhatoj; marr me të mirë dikë. E ka oshur djalin. Mos e osh shumë!