pëllumb
PËLLUMB m. zool.
- 1. Shpend i butë a i egër me krahë të shkurtër, me pendë të bardha ose ngjyrë hiri në të kaltër, me gushë pak të dalë dhe me pupla në këmbë, që mund të bëjë fluturime të gjata dhe që mbahet si simbol i butësisë, i pastërtisë, i bukurisë dhe i paqes. Pëllumb i butë. Pëllumb i egër. Pëllumb poste. Çift pëllumbash. Gugatje pëllumbash. Kafaz pëllumbash. Mish pëllumbi. Vezë pëllumbi. Gjuetia e pëllumbave. I butë (i bukur, i urtë) si pëllumb. Si pëllumb i shkruar shumë i bukur.
- 2. fig. përk. Fëmijë a djalë i vogël, i bukur dhe i dashur. Pëllumbi i nënës! Fli, mor pëllumb!
- 3. fig. iron., shaka. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me një qortim të lehtë etj. Ku ishe, mor pëllumb? Na erdhi ky pëllumbi.
- Peshk pëllumb zool. shih te PESHK,~U.