PËLQEJ kal.

  • 1. (edhe me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) 1. Më duket e mirë, e këndshme a e shijshme diçka, më kënaq; më duket i bukur, i mirë a i këndshëm dikush, ndjej kënaqësi kur e shoh, kur e dëgjoj ose kur rri me të. I pëlqeu këpucët. E pëlqeu ekspozitën. S'më pëlqen kjo gjë. E pëlqeu gjellën (rakinë). Në të pëlqen, mbaje! A të pëlqen libri? E pëlqej atë njeri. Ç'i pëlqen atij? Nuk më pëlqen sjellja e tij (qëndrimi i tij). S'më pëlqeu që ti fole ashtu.
  • 2. Më duket e përshtatshme, e arsyeshme dhe me vend diçka, e quaj të dobishme a të mirë; e miratoj, e pranoj. E pëlqej mendimin (vendimin). Pëlqej pikëpamjen e tij (fjalët e saj).
  • 3. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Dua të merrem me diçka, kam qejf, kam dëshirë; më jep kënaqësi. Më pëlqen puna (mësimi, sporti, gjahu). Më pëlqen të punoj (të lexoj). Më pëlqen leximi (muzika). Të pëlqen, s'të pëlqen, kjo duhet bërë. I pëlqen të japë urdhra.
  • 4. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I ngjall dashuri dikujt. Ti i pëlqen asaj. I ka pëlqyer e do ta marrë.