PËRAFËRSISHT

  • I. ndajf. Në mënyrë të përafërt, duke iu afruar së vërtetës; afërsisht. E parashikoi përafërsisht motin. E gjeti përafërsisht.
  • II. pj. Pak a shumë, një çikë më shumë ose më pak, rreth, gati, pothuajse; afër. Përafërsisht dyzet për qind. Përafërsisht dyqind kilometra. Përafërsisht dyzet litra.