përanditem
PËRANDITEM vetv.
- 1. Largohem; iki i trembur pa ditur se ku vete; kryes. veta III përndahet, shpërndahet. U përanditën dhentë.
- 2. fig. Largohem nga një njeri i afërt, ftohem me dikë. Iu përanditën fëmijët (vëllezërit, shokët). Ishin miq të ngushtë, po u përanditën.
- 3. Druhem ose kam frikë të bëj diçka, trembem; përmbahem; stepem. U përandit e s'i tha. Përanditem ta bëj (të shkoj). S'i përanditet syri s'ka frikë, s'i trembet syri.
- 4. Pës. e PËRANDIT 1,2.