PËRBËJ kal.

  • 1. I lutem shumë dikujt duke i bërë be, i shtie be, përbehem.
  • 2. E bëj dikë të betohet, e vë në be.


PËRBËJ kal.

  • 1. kryes. veta III. Formon një tërësi, duke u bashkuar me njësi a me pjesë të tjera, krijon një të tërë; bën. Dhjetë veta përbëjnë një skuadër. Njëqind kilogramë përbëjnë një kuintal.
  • 2. Jam pjesë e diçkaje, hyj në një tërësi; zë një vend të caktuar në këtë tërësi; vet. veta III ka një vend a një rëndësi të caktuar brenda së tërës, ka këtë ose atë vlerë në krahasim me pjesët a me njësitë e tjera, është. Djemtë përbënin gjysmën e klasës. Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë. Zezakët përbëjnë shumicën e popullsisë në Afrikë. Shtrati përbën pjesën kryesore të qerres. Kjo përbën thelbin e çështjes (vetëm një anë të çështjes). Ata përbëjnë një forcë të re. Thatësira përbënte një rrezik të madh.