PËRBETOHEM vetv.

  • 1. Jap fjalën e nderit para dikujt, zakonisht për të kryer diçka, duke bërë be të shumta, bëj be, betohem; përbehem. U betuan e u përbetuan bënë be e rrufe, s'lanë be pa bërë. U përbetohej se do t'ia merrte hakun.
  • 2. I lutem shumë dikujt duke bërë be të shumta, përbehem; betohem. I përbetohej për çka kishte më të shtrenjtë (të dashur).
  • 3. I kërcënohem dikujt, i kanosem, përbehem. Jap besën, lidhem me besë me të tjerë për të kryer diçka, betohem.