PËRBINDSHËM mb.

  • 1. Që ka përmasa jashtëzakonisht të mëdha e tipare shumë të shëmtuara, që të kallin tmerrin, që është si përbindësh, që mund të shkaktojë dëme shumë të rënda e shkatërrime jashtëzakonisht të mëdha. Qenie e përbindshme. Mjetet (armët) e përbindshme të shfarosjes në masë.
  • 2. fig. keq. Shumë i shëmtuar e i neveritshëm; që bëhet me egërsi të madhe e pa pikë mëshire, në mënyrë të poshtër e të pabesë. Fytyra e përbindshme e pushtuesve të huaj. Krimet e përbindshme të nazistëve (të imperialistëve).