PËRBLUAJ kal.

  • 1. Sjell e përsjell diçka nëpër mend për të gjetur një zgjidhje, rrah me mend diçka nga të gjitha anët, e shoshit mirë me veten time; e mendoj me thellë e më mirë diçka që më shqetëson a më ngacmon, para se të marr një vendim. I përbloi ato që dëgjoi. E përbloi mirë çështjen. Përbluan gjithfarë gjërash.
  • 2. Shestoj, sendërgjoj diçka të keqe për dikë, mendoj për t'i bërë keq tjetrit; bluaj. Përbluante një hakmarrje të rëndë. Diçka përbluante në kokë.