PËRBRI

I. ndajf.Në afërsi të dikujt a të diçkaje, ngjitur me të, përkrah, pranë; në anë, në krah, për anash. Në dhomën këtu përbri. U ulën te pema përbri. I qëndroi përbri. Banon këtu përbri. Më kaloi përbri. I shkoi përbri.


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që tregon njeriun, kafshën a sendin, afër të cilit ose ngjitur me të cilin gjendet, lëviz etj. dikush a diçka; pranë; anës, bri dikujt a diçkaje. Një pishë përbri shtëpisë. Ndodhej përbri fabrikës (uzinës). Ecte përbri djalit. Kalonte përbri rrugës.