PËRCËLLAK I m.

  • 1. Kulaç i hollë me miell gruri ose misri, i zënë me ujë të ftohtë dhe i pjekur në hi a në zjarr me flakë.
  • 2. Zjarr me flakë, që ndizet e shuhet shpejt; zjarr me kashtë ose me shkarpa të holla e të thata, që bëhet zakonisht sa për të përcëlluar diçka (një pulë, këmbët e bagëtive për paçe etj.). Ndezëm një përcëllak sa për të ngrohur duart. E përcëlloi në përcëllak.
  • 3. fig. Njeri i thatë dhe i dobët, që ka marrë një ngjyrë të hirtë në fytyrë.
  • 4. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Fëmijë përcëllak.


PËRCËLLAK II m.

  • Bimë barishtore rreth një metër e lartë, me kërcell të fortë, të drejtë e të degëzuar sipër, gjethet e së cilës janë të vogla e të mprehta si ato të mërsinës dhe kërcasin kur digjen në zjarr; përce. Kërcet si përcëllaku në zjarr.