PËRCËLLIMË f.

  • 1. Zjarr që ka rënë në një pyll; zjarr i madh me flakë që të përcëllon. Digjej në përcëllimë.
  • 2. Pyll, në të cilin ka rënë zjarr dhe kanë mbetur aty këtu trungje të djegur ose të zhveshura pa gjethe e degë; livadh i djegur. Bëje dru në përcëllimë / Moj leshverdha trëndelinë. kr. pop.
  • 3. Nxehtësia e madhe që lëshon zjarri e që të përcëllon; nxehtësia përvëluese e diellit; pisku i vapës. Përcëllima e zjarrit. Përcëllima e shkretëtirës. Në të ftohtë e në përcëllimë. Në mes të përcëllimës.