PËRCËLLOHEM vetv.

  • 1. Më digjet pak lëkura a ndonjë pjesë e jashtme e trupit (zakonisht flokët, vetullat etj.); më digjet përsipër ndonjë veshje e trupit; përzhitem. U përcëllua në flakë. Iu përcëlluan flokët (vetullat, qimet, duart). Iu përcëllua palltoja.
  • 2. vet. veta III. Digjet pak në pjesën e sipërme a në sipërfaqe, merr të djegur, përzhitet; piqet paksa në sipërfaqe, përskuqet në flakë. U përcëllua mishi. U përcëlluan misrat. Është përcëlluar byreku.
  • 3. Digjem fare, bëhem shkrumb. U përcëlluan brenda në shtëpi (në mes të flakëve). U përcëlluan me gjithë plaçka.
  • 4. vet. veta III. Humbet njomësinë, fishket nga të nxehtët etj., thahet, digjet (zakonisht për bimët). U përcëllua misri (gruri) nga vapa. U përcëlluan bimët nga plehu i tepërt. U përcëlluan për ujë.
  • 5. Pës. e PËRCËLLOJ.