përcëlloj
PËRCËLLOJ kal.
- 1. Djeg pak diçka në anën e jashtme a në sipërfaqe, e përzhit sipër flakës ose në zjarr, përdjeg. Përcëlloj pulën e vë pulën mbi flakë, pasi e shpuploj, për t'i djegur kunjëzat, qimet ose ndonjë pupël të vogël që i ka mbetur në lëkurë. Përcëlloi flokët (vetullat, qepallat) në flakë. Ia përcëlloi qimet (lëkurën). E përcëlloi batanijen. M'i përcëlloi duart.
- 2. Pjek pak a rreshk diçka duke e sjellë e përsjellë mbi prush ose mbi zjarr; përskuq diçka në sipërfaqe; e djeg pak përsipër. E përcëlloi mishin.
- 3. Djeg pak lëvoren e një druri, që të zhvishet ose të lakohet. Përcëlloi hostenin. Përcëllojnë kularët (hunjtë).
- 4. E djeg menjëherë me ujë a me diçka tjetër të nxehtë; përvëloj. I përcëlloi gjella gjuhën. Përcëlloi duart me ujë të nxehtë. E përcëlloi me hekur të skuqur.
- 5. E djeg fare, e bëj shkrumb e hi. Pushtuesit vranë e përcëlluan njerëz të pafajshëm.
- 6. vet. veta III. Bën që të humbasë njomësinë e të fishket, e than; e djeg (zakonisht për bimët). Bimët (pemët) i përcëlloi të nxehtët (vapa, thatësira, ngrica).
- 7. edhe jokal. Më djeg e më shpon ma përskuq lëkurën e më jep të therura ose dhembje të mprehta. E përcëlluan hithrat. Piperka i përcëlloi gojën.
- 8. edhe jokal. fig. E prek thellë a e hidhëroj dikë me atë që i them, bëj që t'i djegë, e zemëroj. E përcëlloi me fjalë. E përcëlloi kritika. I përcëlloi ajo fjalë.
- 9. fig. Djeg, bëj shkrumb e hi, zhduk me rrënjë diçka të keqe e të dëmshme; i vë flakën. Përcëllojmë mbeturinat e së kaluarës (zakonet prapanike).