përciptë
PËRCIPTË mb.
- 1. Që nuk futet në thellësi a në thelbin e gjërave e të dukurive, që kapet pas anës së jashtme, që mbetet në sipërfaqe, që nuk thellohet; i cekët. Njeri i përciptë. Studiues i përciptë.
- 2. Që bëhet në mënyrë jo të thelluar, të sipërfaqshme; që bëhet shpejt e shpejt e pa hyrë në thelbin e gjërave; që bëhet shkel e shko; i cekët. Studim i përciptë. Kontroll i përciptë. Analizë e përciptë e ngjarjeve. Bëri një punë të përciptë.