PËRDHUNOJ kal.

  • 1. E shtrëngoj dikë me forcë që të bëjë diçka kundër dëshirës e vullnetit të vet; çnderoj me dhunë një vajzë a një grua. I përdhunonin të varfrit. Deshi ta përdhunonte beu.
  • 2. Shkel rëndë një ligj, të drejtat e dikujt etj., dhunoj. Përdhunonin çdo të drejtë të punëtorëve (të fshatarëve pa tokë).
  • 3. Prish, shëmtoj diçka të bukur, të mirë a të pastër. Përdhunonin gjuhën. Përdhunonin ndërgjegjen (ndjenjat).