PËRDHUNUES m.

  • 1. Ai që përdor dhunën dhe e detyron dikë të bëjë diçka kundër dëshirës e vullnetit të tij; ai që çnderon me dhunë një vajzë a një grua. Dënimi i përdhunuesve fashistë.
  • 2. Ai që shkel rëndë një ligj, ai që merr nëpër këmbë të drejtat e dikujt, dhunues. Përdhunuesit e ligjit (e të drejtave të punëtorëve) në shoqërinë kapitaliste.


PËRDHUNUES mb.

  • Që përdor dhunën ndaj dikujt a diçkaje; që përdhunon; që bëhet me dhunë. Veprime përdhunuese.