PËRDITSHËM mb.

  • 1. Që i përket çdo dite, i çdo dite; që bëhet çdo ditë; që del çdo ditë. Punët e përditshme. Gazetë e përditshme. Shtypi i përditshëm.
  • 2. I zakonshëm, i përhershëm, që e kemi a e ndeshim shpesh. Jeta e përditshme. Probleme të përditshme.