përdor
Shqip
redaktonipërdor kal.
- Shtie në punë një vegël, një mjet etj. për të bërë diçka, punoj me një vegël a me një mjet. Përdor sharrën (çekiçin, darën). Përdor mashën. Përdor armën në rast rreziku.
- Shtie në punë një lëndë a diçka tjetër për të bërë ose për të prodhuar diçka; e shfrytëzoj diçka, e shtie në përdorim dhe nxjerr dobi prej saj. Përdorin lëndën e parë të vendit. Përdor mbeturinat. Përdor qymyr. Përdor ujin (zjarrin, elektrikun). I përdor paratë. Përdor dendur perimet. E përdor pak kripën. Nuk i përdor vezët. Përdor kashtën e grurit për të bërë letër. Përdor drurin e ahut për mobilie. Përdor drejt (me kursim). I përdor, nuk i lë të vdekura, mjetet financiare.
- Hipi në një mjet transport a eci me të për të shkuar nga një vend në një tjetër, marr një mjet. Përdor trenin (autobusin). Përdor biçikletën.
- Vesh a mbath diçka gjatë një periudhe ose rregullisht, mbaj. Përdor këpucë të lehta. Nuk përdor doreza (rroba të trasha).
- Vë në veprim diçka për të arritur një qëllim, sjell, fut; e bëj a e ngarkoj dikë të më shërbejë; shfrytëzoj. Përdor arsyen (bindjen). Përdor forcën (detyrimin, dhunën). Përdor metoda të reja në punë. Përdor të gjitha mjetet. Përdornin agjentë e spiunë.
- Sillem me dikë në një mënyrë të caktuar, e trajtoj, e mbaj; e shfrytëzoj dikë për të arritur qëllime të ngushta vetjake. E përdorte keq. I përdornin si skllevër. E përdorte si vegël (si mashë).
- Vë në jetë a shtie në përdorim diçka për nevojat që kam; përfitoj nga diçka që zotëroj a që më takon; shfrytëzoj. Përdor një gjuhë të qartë. Nuk përdor fjalë të huaja. E përdorin mirë kohën. Përdor të drejtën time.
- Përdor (luaj, hedh) letrën (kartën, gurin, zarin) e fundit shih te FUNDIT (i,e).