PËRDORIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRDOR, PËRDOREM dhe PËRDOROJ, PËRDOROHEM. Përdorimi i veglave (i mjeteve). Përdorimi i armëve. Përdorimi i lëndës djegëse me kursim. Përdorimi i drejtë i të ardhurave kombëtare. Mënyra e përdorimit. Vë (shtie) në përdorim. Nxjerr (del) jashtë përdorimit.
  • 2. Mënyra se si përdoret diçka. Sipas përdorimit. Për përdorim të brendshëm. Ka përdorim të gjerë. Fjalë me përdorim të ngushtë. gjuh. Mallra të përdorimit të gjerë.