përdredhim
PËRDREDHIM m.
- 1. Lakim a rrotullim i fortë e i shpeshtë i trupit.
- 2. Kthesë e fortë, dredhë e një rruge, e një lumi etj. Tatëpjetë me shumë përdredhime.
- 3. kryes. muz. Dridhje të theksuara të zërit që nxjerr njeriu ose të tingujve të një vegle muzikore. Përdredhimet e fyellit.
- 4. kryes. fig. Përpjekje për të shpëtuar nga një gjendje e vështirë duke përdorur dinakërinë, duke mos u përgjigjur drejtpërdrejt etj. Arsyetime e përdredhime të kota. I kuptonin përdredhimet e beut.