PËRDRIDHEM vetv.

  • 1. Rrotulloj mesin a trupin, e lakoj dhe e lëviz rrotull; lëviz e tund trupin sa andej këtej, dredh trupin kur eci. Hidhej e përdridhej. Dridhet e përdridhet e përdredh trupin vazhdimisht në mënyrë të theksuar. Ecën duke u përdredhur.
  • 2. Mblidhem, rrotullohem e dridhem nga dhembja, nga zori etj., përpëlitem. Përdridhej në shtrat nga ethet.
  • 3. Eci duke bërë dredha, duke lëvizur në një vijë të lakuar, herë djathtas e herë majtas. U përdrodh nëpër një shteg midis shkurreve.
  • 4. vet. veta III. Kthehet a rrotullohet në drejtime të ndryshme; bën dredha; kapet e rrotullohet pas diçkaje, dridhet; kund. shpërdridhet. U përdrodh filli. I janë përdredhur flokët. Përdridhet rruga (lumi). Përdridhej vallja. Fasulet përdridhen pas misrit.
  • 5. fig. Ngurroj, matem e çmatem për diçka; mundohem t'i shpëtoj me dredhi diçkaje, dredhoj; bëj naze. S'ka vendosur, po përdridhet. Mos u përdridh kot, shko atje ku të thonë.
  • 6. Pës. e PËRDREDH.