përfaqësi
PËRFAQËSI f.
- 1. përmb. Tërësia e atyre që janë zgjedhur në një organ shtetëror, shoqëror etj. për të mbrojtur të drejtat e një grupi njerëzish, për të marrë vendime në emër të shumicës etj., tërësia e përfaqësuesve të zgjedhur. Përfaqësi e zgjedhur nga populli. Përfaqësia e krahinës së Vlorës. Vendimi i përfaqësisë së kooperativës.
- 2. Organ i emëruar ose i zgjedhur, i përbërë nga nëpunës të ngarkuar për të mbrojtur a për të zgjidhur çështje të ndryshme të një shteti, të një shoqate, të një grupi etj. Përfaqësi diplomatike (e një shteti). Përfaqësi tregtare.
- 3. vjet. Përfaqësim.