PËRFAQËSOJ kal.

  • 1. Veproj i ngarkuar nga një shtet, nga një organizatë, nga një grup njerëzish etj. për të mbrojtur pranë dikujt të drejtat dhe interesat e tyre, jam përfaqësues i një shteti, i një organizate etj. Përfaqëson shtetin shqiptar.
  • 2. Shpreh dëshirat, vullnetin, mendimet etj. të një grupi të madh njerëzish. Përfaqëson vullnetin (dëshirat) e popullit. Përfaqëson pikëpamjet (ideologjinë) e forcave revolucionare.
  • 3. kryes. veta III libr. Paraqitet me disa veti a cilësi të caktuara, është i tillë. Sot klasa punëtore përfaqëson një armatë të madhe.
  • 4. E paraqit diçka në mënyrë të qartë e të dukshme; nxjerr në pah tiparet themelore të një veprimtarie. Vepra që përfaqësojnë mirë artin tonë (mendimin tonë shkencor).