PËRFITUES m.

  • 1. Ai që nxjerr një fitim nga një veprimtari a nga diçka tjetër, ai që përfiton.
  • 2. Ai që shfrytëzon në mënyrë të padrejtë dikë a diçka për të nxjerrë fitime vetjake ose për të arritur qëllimet e synimet e veta.
  • 3. Ai që gëzon një të drejtë sipas një ligji, një vendimi etj. Përfituesit sipas ligjit. Përfituesit nga reforma agrare.
  • 4. vjet. Fitues.