përflas
PËRFLAS kal.
- 1. Flas keq për dikë, e marr nëpër gojë, flas prapa shpine, e përgojoj. I përflitnin gojët e liga. E shanë dhe e përfolën. Le të flasin e të përflasin sa të duan!
- 2. E qortoj dikë për diçka duke i veshur një faj, një punë jo të mirë etj. E përfolën si ngatërrestar (si shpifës).
- 3. Ia zë ngoje dikujt një të mirë që i kam bërë, ia kujtoj kur kam nevojë për të. I përfliste bukën që i kishte dhënë.
- 4. Përsërit diçka; ia them dikujt tjetër atë që di, ua tregoj të tjerëve. Mos e përfol atë që u tha aty!