PËRFUND


I. ndajf.

  • 1. Në pjesën e poshtme, në fund (të diçkaje). Mal i veshur përfundi. Ra përfund. Tokë me lagështi përfundi.
  • 2. Poshtë, përposhtë, nën vete. E shtriu përfundi. E vuri përfund dikë e mposhti, e mundi, e vuri nën vete (edhe fig). E zuri përfundi një ortek.


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që tregon:

  • 1. Vendin, rrëzë të cilit ndodhet ose lëviz dikush a diçka. Përfund kodrës (pemës). Përfund rrugët.
  • 2. Vendin a sendin, nën të cilin ndodhet, bie ose rrëzohet dikush a diçka. Ishte rrëzuar përfund shkallëve (trarëve). I hoqi gurët përfund rrotave të makinës.