përfytyrim
PËRFYTYRIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRFYTYROJ, PËRFYTYROHET. Përfytyrimi i një ngjarjeje.
- 2. psikol., filoz. Figurë e një sendi, që riprodhohet në ndërgjegje sipas perceptimeve të mëparshme; formë e pasqyrimit shqisor, që përbën një hallkë kryesore në procesin e njohjes së botës. Përfytyrime pamore. Përfytyrim i plotë (i qartë, i turbullt). Ndijimet, perceptimet e përfytyrimet.
- 3. Ajo që krijohet në mendje për diçka, duke u mbështetur në të dhënat e botës së jashtme, mendim pak a shumë i qartë e i plotë për diçka; krijim i imagjinatës. Përfytyrim i qartë (i plotë) për diçka, për dikë. Përfytyrime poetike.