PËRGËNJESHTRIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRGËNJESHTROJ, PËRGËNJESHTROHET. Përgënjeshtrimi i një lajmi (i një shpifjeje).
  • 2. Pohim, thënie a shkrim që hedh poshtë ose mohon diçka të shpallur më parë si të vërtetë. Bëri një përgënjeshtrim në shtyp. U botua në gazetë një përgënjeshtrim.