përgënjeshtroj
PËRGËNJESHTROJ kal.
- 1. Hedh poshtë a mohoj diçka që është shpallur ose është paraqitur më parë si e vërtetë, e nxjerr të rreme. Përgënjeshtroi një lajm (një deklaratë). E përgënjeshtroi me fakte bindëse. Përgënjeshtroi një tezë të gabuar.
- 2. E bëj të pavlefshëm, e nxjerr të rremë. Pohime (vlerësime) që i përgënjeshtroi historia.