përgatitem
PËRGATITEM vetv.
- 1. Marr masat paraprake që duhen për të nisur një punë; pajisem me mjetet e veglat e nevojshme për të bërë diçka; gjej a bëj gati gjithë sa duhet për diçka, arrij në një gjendje kur mund ta nis e ta kryej diçka. Përgatitem për punë (për udhëtim, për të shkuar në aksion). Përgatiten për mbjelljet (për fushatën e korrjeve). Përgatitemi për festat e mëdha. Përgatitemi për stinën e dimrit. U përgatitën për dasmë.
- 2. Marr njohuritë e shprehitë e nevojshme për të kryer një punë, mësoj; bëhem i aftë për diçka duke u stërvitur rregullisht. Përgatitemi për mbrojtje. Po përgatiten për provime. Përgatitën për ndeshjen (për garën) e ardhshme. Përgatitën për mësues (për agronomë).
- 3. E përgatit veten për diçka të panjohur, të papritur a të keqe, që të jem në gjendje ta duroj, që ajo të mos më vijë si e papritur. U përgatitën shpirtërisht. Ishte përgatitur për më të keqen.
- 4. Kam ndër mend a jam gati të bëj diçka, matem, po mendoj, shkoj drejt një vendimi. Po përgatitesha t'ia thosha vetë. Përgatitesha të dilja, kur më erdhi ai. Përgatitej ta linte shkollën. Po përgatitej për të fjetur.
- 5. Pës. e PËRGATIT. Përgatitet për shtyp.