përgatitje
PËRGATITJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRGATIT, PËRGATITEM. Përgatitja e veglave të punës. Përgatitja e lëndës së parë. Përgatitja e gjellës (e drekës). Përgatitja e kuadrit të ri. Përgatitja e grupeve artistike.
- 2. kryes. Masat paraprake që ndërmerren para se të fillojë një punë a të nisë një veprimtari; gjithçka që sigurohet para se të nisë një punë. Përgatitje serioze (të ethshme). Përgatitjet për mbrojtjen e vendit. Përgatitjet për festivalin.
- 3. Sasia e cilësia e njohurive dhe e shprehive që ka fituar dikush, duke ndjekur një shkollë, duke mësuar vetë etj. Ka përgatitje të mirë (të shëndoshë).
- 4. usht. Mësim ushtarak që pajis luftëtarin me njohuri të veçanta në një fushë të caktuar. Përgatitje rreshtore. Përgatitje kimike (xheniere). Bënë dy orë përgatitje taktike.
- Përgatitje artilerie usht. shih te ARTILERI,~A 1.