PËRGJAKSHËM mb.

  • 1. Që arrihet me gjak; që bëhet me përleshje të ashpra e me mizori e shumë të vrarë e të plagosur, i tillë ku është derdhur shumë gjak; shumë i ashpër. Luftë e përgjakshme. Beteja (përleshje) të përgjakshme me armikun (me pushtuesit). Shtypja e përgjakshme e demonstratës (e kryengritjes). Dita e përgjakshme.
  • 2. Që vret e pret pa mëshirë, gjakatar, mizor. Fashistët (nazistët) e përgjakshëm.