përgjakur
PËRGJAKUR vjet.
- Synet.
PËRGJAKUR mb.
- 1. Që është bërë ose është lyer me gjak; që është vrarë shumë sa i ka dalë gjak, i gjakosur; i plagosur. Njerëz të përgjakur. Me këmbë (me duar) të përgjakura.
- 2. fig. Që ka pësuar shumë humbje në njerëz, që ka luftuar dhe ka derdhur gjak. Vendi (Atdheu) i përgjakur.
- 3. fig. Që ka kaluar nëpër luftëra të përgjakshme; që është shkruar me gjak. Flamur i përgjakur. Historia e përgjakur e vendit tonë.