PËRGJIGJEM vetv.

  • 1. I shpreh dikujt mendimet e mia, me gojë a me shkrim, pasi më ka pyetur ose më ka kërkuar diçka, jap përgjigje, them a shkruaj diçka si përgjigje. U përgjigj ngrohtë (ftohtë). U përgjigj shpejt (me vonesë). Nuk përgjigjet drejt. Përgjigju kur të pyesin! Iu përgjigj pyetjeve. Iu përgjigj shkresës. U përgjigj me letër (me telegram).
  • 2. Jap përgjigje në mësim, them mësimin përpara mësuesit. U përgjigj i parë (i fundit). U përgjigj shumë mirë (mirë, keq). Nuk u përgjigj fare në provim.
  • 3. Tregohem i gatshëm të marr pjesë në një punë a në një veprimtari kur më thërret ose kur më drejtohet dikush; plotësoj kërkesat e dikujt. I përgjigjemi thirrjes. Rinia iu përgjigj flakë për flakë. U përgjigjen kërkesave të blerësve.
  • 4. Bëj diçka si përgjigje të një veprimi që drejtohet kundër meje, kundërveproj për t'u mbrojtur ose për të asgjësuar kundërshtarin; kundërveproj ndaj një shkaku të jashtëm, ndaj një ngacmimi etj. Iu përgjigjën sulmit (zjarrit). Iu përgjigjën dhunës me dhunë. I përgjigjet ngacmuesit (nxitësit).
  • 5. Mbaj një qëndrim të caktuar ndaj ndjenjave të dikujt. I përgjigjet (nuk i përgjigjet) dashurisë së tij.
  • 6. vet. veta III fig. Është në përputhje a pajtohet me diçka, i përshtatet diçkaje, e plotëson; është i barasvlershëm, i ngjashëm etj. me diçka. U përgjigjet nevojave të vendit (kërkesave të kohës). I përgjigjet nivelit arsimor (ideologjik). Letërsi (art) që i përgjigjet jetës sonë.
  • 7. Jap llogari para të tjerëve për sjelljet dhe veprimet e mia a të dikujt tjetër, për mbarëvajtjen e një pune etj., jam përgjegjës për dikë a për diçka; kam përgjegjësi të madhe për diçka. Përgjigjem për fëmijët. Përgjigjem para masës. Përgjigjem me kokë kam përgjegjësi shumë të madhe për dikë a për diçka, përgjigjem me jetën time. Do të përgjigjen para gjyqit. Dikush do të përgjigjet për këto.
  • 8. Ndihmoj dikë kur gjendet në nevojë për diçka, i gjendem; jap siguri për dikë a për diçka, i dal zot. Iu përgjigj me të holla (me veshmbathje, me ushqime). Përgjigjem për borxhin e vëllait. Përgjigjem unë për të.
  • I përgjigjet majë për majë shih te MAJ/Ë,~A. Iu përgjigj (ia ktheu, ia shpërbleu) me të njëjtën monedhë libr. shih te MONEDH/Ë,~A.