PËRGJOJ kal.

  • 1. Rri fshehur diku e dëgjoj a vëzhgoj dikë për të marrë vesh çfarë thotë, çfarë bën etj.; ndjek fshehurazi veprimet e dikujt, vëzhgoj pa më parë kush. Përgjonte prapa derës (prapa shkurreve). Përgjonte me kujdes. Përgjonte në kufi. Përgjonin çdo lëvizje të armikut.
  • 2. Vështroj dikë a diçka tërthorazi, e shikoj vjedhurazi. Përgjon me bisht të syrit.
  • 3. Ruaj dikë që ta zë në befasi a të papërgatitur, e ndjek për ta kapur, për ta dëmtuar, për ta sulmuar etj. Përgjonin Skënderbeun. E përgjonin që ta zhduknin. E përgjonte si macja miun.
  • 4. I rri pranë një të sëmuri rëndë, e ruaj; kaloj natën pranë një të sëmuri që është duke vdekur; ruaj një të vdekur. E përgjuan gjithë natën.
  • 5. Pres që të vijë dikush; pres me padurim dikë a diçka. E përgjuan deri vonë. Përgjonin urdhrin e sulmit.