përgjunjem
PËRGJUNJEM vetv.
- 1. Bie në gjunjë; ulem në gjunjë, rri në gjunjë. U përgjunj para flamurit (në shenjë nderimi). Plaku u përgjunj nga lodhja. U përgjunj kali (mushka, gomari) nga pesha e rëndë.
- 2. fig. I nënshtrohem dikujt pa luftë e pa kundërshtuar, shtrohem; mundem, mposhtem, përulem. Nuk u përgjunjën para armiqve (para pushtuesve). Nuk do të përgjunjemi përpara asnjë vështirësie.