PËRHAP kal.

  • 1. Hedh diçka në tokë a në ajër duke e shpërndarë në të gjitha anët; largoj në drejtime të ndryshme diçka që është grumbulluar në një vend, e shpërndaj andej e këtej; përndaj; prish një grumbull. Përhap pambukun për ta tharë. Përhap plehun në arë. Përhap borën (dheun). Dielli i përhapi retë. Era përhap pluhurin e lulet. Ia përhapi era letrat. E përhapi bagëtinë fushave.
  • 2. Bëj që një sëmundje të prekë një shumicë njerëzish duke kaluar nga njëri tek tjetri, e çoj një së mundje në shumë vetë, e mbart. Përhap malarien (tifon). Përhap mikrobe (bacile).
  • 3. E përçoj diçka tek të gjithë, bëj që ta dinë dhe ta njohin të gjithë a një rreth i gjerë njerëzish; e shtrij, e popullarizoj. Përhapi fjalën se... Përhap të vërtetën (idetë revolucionare). Përhapin dijen (kulturën, arsimin). Përhap përvojën e të përparuarve.
  • 4. fig. Bëj që diçka të pushtojë edhe të tjerët a të gjithë, e shtrij tek të tjerët. Përhapën zjarrin e kryengritjes. Përhapte frikë (panik).