përhapës
PËRHAPËS m.
- 1. Ai që bën të njohur diçka për një rreth të gjerë njerëzish, ai që përhap diçka. Përhapës i arsimit (i kulturës) në masa. Përhapësit e lavdishëm të gjuhës shqipe (të shkrimit shqip). Përhapësit e së resë përparimtare.
- 2. Ai që flet shumë dhe ua thotë diçka shumë vetave, zakonisht me qëllim jo të mirë. Përhapës fjalësh (lajmesh) të rreme. Dënuan përhapësin e thashethemeve (e shpifjeve).
- 3. Mbartës i një sëmundjeje nga njëri tek tjetri. Mushkonja është përhapëse e malaries.