PËRHAPEM vetv.

  • 1. zakon. Largohemi në drejtime të ndryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin; vet. veta III shtrihet në drejtime të ndryshme diçka që është e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet era e luleve. Përhapën rrezet e diellit. U përhap kashta nëpër oborr.
  • 2. vet. veta III. Merr një shtrirje a përpjesëtim të gjerë, zgjerohet; kap edhe vende të tjera. Përhapet kryengritja (vala e luftës çlirimtare). Përhapej zejtaria (lundrimi).
  • 3. vet. veta III. Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
  • 4. vet. veta III. Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rreth të gjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve. Përhapet kultura në masa.
  • 5. Shpërndahem e merrem me gjëra të tjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohem në diçka, hapem. U përhap në hollësira (në gjëra të panevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
  • 6. Pës. e PËRHAP.