PËRHEDHUR mb.

  • 1. Që ka dalë mbi sipërfaqe si një gungë, i kërcyer. Me ballë të përhedhur. Me faqe të përhedhura. Me bark të madh e të përhedhur.
  • 2. Që ka marrë përpjetë me vrull, që është rritur shpejt e me fuqi, i hedhur. Lastarë të përhedhur. Me trup të përhedhur me trup të gjatë e të hijshëm.
  • 3. fig. I shkathët dhe i lëvizshëm, që nuk rri dot në një vend; që nuk e përmban dot veten. Djalë i përhedhur. Vajzë me natyrë të përhedhur.