përhershëm
PËRHERSHËM mb.
- 1. Që zgjat pa ndërprerje e që është i qëndrueshëm; që bëhet në mënyrë të vijueshme; kund. i përkohshëm. Punë (detyrë) e përhershme. Kujdes i përhershëm.
- 2. Që ruhet përherë, që nuk ndërron a nuk zhduket. Gjelbërim i përhershëm. Dhëmbë të përhershëm.
- 3. Që ushtron një veprimtari gjatë gjithë kohës ose në mënyrë të vijueshme e pa ndërprerje; i rregullt. Përfaqësues (i dërguar) i përhershëm. Komitet i përhershëm. Bashkëpunëtorë të përhershëm. Ushtri e përhershme ushtri e rregullt që mbahet në këmbë edhe në kohë paqeje. Komisione të përhershme (të Kuvendit Popullor).
- 4. Që punon pa ndërprerje, që mund të përdoret në çdo kohë. Ekspozitë e përhershme. Lidhje telefonike (telegrafike) e përhershme.
- Kapital i përhershëm ek. kapital i pandryshueshëm. Shpendë të përhershëm zool. shpendë që qëndrojnë në një vend gjatë gjithë vitit; kund. shpendë shtegtarë.