përhumbur
PËRHUMBUR mb. përf.
- 1. Që është tërhequr e është dhënë aq shumë pas dikujt a pas diçkaje, saqë e ka humbur mendjen e nuk vë re se ç'bëhet rreth e rrotull; i zhytur thellë në diçka, i përqendruar shumë diku, i harruar. I përhumbur në kujtimet e rinisë. Rrinte (vështronte) si i përhumbur.
- 2. Që nuk e ka mendjen të përqendruar, i hutuar; që shpreh hutim a përhumbje. Me sy të përhumbur. Shtirej si njeri i përhumbur.
- 3. Që ka humbur vetëdijen, që nuk ndien e nuk kupton ç'bëhet përreth. I përhumbur në kllapi. Ishte i përhumbur, nuk i njohu shokët.
- 4. Shumë i largët dhe i shkëputur nga qendrat me rëndësi ose qendrat e tjera të banimit; i humbur, i harruar; që jeton shumë larg të tjerëve e pa pasur lidhje me ta, që nuk dihet a është gjallë apo jo dhe në ç'gjendje ndodhet. Në ca fshatra të përhumbura. Fshatarë të varfër, të përhumbur nëpër kurbete.