PËRJASHTA


I. ndajf.

  • 1. Në vendin a në hapësirën që nuk përfshihet brenda diçkaje; jo në shtëpi; jashtë shtëpisë; jashtë; kund. përbrenda. Dal (rri) përjashta. Nxjerr përjashta. Vështroi përjashta. Me dhëmbët përjashta. I dalin këmbët përjashta.
  • 2. përd. pasth. Largohu! Dil jashtë! Përjashta, të thashë!


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon vendin ku ndodhet a kryhet diçka, jashtë; kund. përbrenda. Përjashta oborrit të shkollës.